Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Agjencia amerikane thotë se Moderna nuk ka përmbushur kriteret për dozën shtesë të vaksinës

Shkencëtarët në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) thanë të martën se Moderna nuk i kishte përmbushur të gjitha kriteret e agjencisë për të miratuar përdorimin e dozave shtesë të vaksinës së saj kundër COVID-19, ndoshta sepse efikasiteti ka mbetur i fortë me dy dozat e para.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, stafi i FDA-s tha në dokumente se të dhënat për vaksinën e Modernës treguan se doza shtesë rrit antitrupat mbrojtës, por ndryshimi në nivelet e antitrupave para dhe pas dozës nuk ishte mjaft i gjerë, veçanërisht në ato nivelet e të cilëve kishin mbetur të larta.

Dokumentet u publikuan përpara një takimi që pritet të mbahet këtë javë të këshilltarëve të jashtëm të agjencisë për dozën përforcuese të vaksinës.

FDA zakonisht ndjek këshillat e ekspertëve të saj, por nuk është i detyruar ta bëjë këtë. Një panel këshilltarësh te Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të takohet javën e ardhshme për të diskutuar rekomandimet specifike se kush mund të marrë dozat përforcuese, nëse FDA-ja i autorizon ato.

Youtube

Arkiva

Kategoritë