Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në raportin e tij ka bërë të ditur që 121 pacientë janë duke marr tretman mjekësor nga COVID-19. E prej këtyre pacientëve 67 sipas ShSKUK-së janë në oksigjeno-terapi dhe 7 të tjerë, në mjekim intensiv.
Po ashtu sipas ShSKUK-së, Klinika Infektive ka 24 pacientë, në Klinikën e Mjekësisë Sportive janë duke u trajtuar 8 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID-19, dhe në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.
Kurse edhe 54 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e tjera rajonale të përgjithshme të Kosovës.