Katër persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Këto rezultate vijnë pas testimit të 2 mijë e 481 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se brenda një dite janë shëruar 77 persona dhe 14 mijë e 901 të tjerë janë vaksinuar. /familjajone