Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të hani sa më shumë hurma

Shpeshherë  janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër. Më poshtë, Living ju fton të lexoni disa prej vetive të saj:  do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

Ndihmojnë në tretje 

Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë