Pas disa problemeve shëndetësore që iu kishin shfaqur së fundi, humanisti dhe hoxha i njohur, Halil Kastrati, ishte shtruar në spital për të kryer një operacion i cili rezultoi i suksesshëm.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kastrati e bën të ditur se operimi kaloi me sukses dhe tashmë gëzon shëndet të mirë.
Duke i falënderuar të gjithë për lutjet e bëra për të, ai njoftoi se shumë shpejt mendon t’i kthehet punës në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Postimi i tij i plotë:
“Faleminderit të gjithëve!
Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë.
Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses.
Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.
Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.
Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.
O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë”, shkroi ai në Facebook. /familjajone