Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 617 të tjerë rezultuan pozitivë nga 3507 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë ende 8396 pacientë aktivë me COVID-19.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 207, pasuar nga Shkodra me 53, Fieri 33, Lushnja 28, Elbasani 25 etj.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41-vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43- vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59-vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62-vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79-vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.
Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 161.497.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 172.618 raste pozitive, prej tyre 161.497 janë shëruar, 8.396 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.725 pacientë.