Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A e dini se frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë?

Mësoni se cilat ushqime shkaktojnë sëmundje të mëlçisë dhe si t’i parandaloni ato

A e dini se frutat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë? Ky ushqim, i cili rekomandohet nga të gjithë nutricionistët dhe mjekët dhe në përgjithësi konsiderohet i shëndetshëm, përmban karbohidrate, glukozë dhe fruktozë. Këtu qëndron rreziku i frutave.

Nëse konsumohen në sasi të mëdha, kjo e fundit mund të çojë në sëmundje të mëlçisë yndyrore (jo alkoolike). “Për shembull, mollët përmbajnë më shumë fruktozë, ndërsa kajsitë dominohen nga glukoza”, thotë nutricionistja Eli Krieger.

Krieger thotë se ky problem mund të shmanget nëse merrni parasysh në cilën orë të ditës merret fruta, si dhe në çfarë sasie, transmeton Telegrafi.

Rekomandohet që frutat të merren në orët e paradites kur metabolizmi ynë është më i shpejtë, kur tretim ushqimin më mirë dhe trupi “zbërthen” glukozën dhe fruktozën.

Ajo shpjegoi gjithashtu se glukoza rregullohet nga insulina, pas së cilës ajo shndërrohet në depozita të energjisë dhe yndyrës.

Ja çfarë ndodh në të vërtetë: kur marrim fruta, pra fruktozë në trup, së pari ruhen në mëlçi, por jo edhe në muskuj. Sapo të mbushen rezervat e glikogjenit në mëlçi, e gjithë teprica shndërrohet në yndyrë, që është rreziku më i madh për zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore.

Pra, mënyra për ta parandaluar këtë dhe për të neutralizuar në një farë mënyre cilësinë negative të frutave është që të konsumohen me ushqime të tjera.

Proteinat do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë