Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa kafeinë ka në çajin jeshil dhe sa në kafe? Ku do të duhej të caktonim kufirin

Shumicën e njerëzve, kur është fjala për kafenë dhe çajin, i shqetësojnë nivelet e kafeinës

Niveli i kafeinës në çdo pije ndryshon. Disa kafe kanë nivele të ndryshme kafeine nga të tjerat, transmeton Telegrafi.

Sipas Klinikës Mayo, për shembull, një filxhan kafe ekspres zakonisht përmban 64 miligramë kafeinë, ndërsa një filxhan standard i kafes së përgatitur përmban 96 miligramë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për çajin, një filxhan mesatar i çajit të zi përmban 47 miligramë kafeinë, dhe një filxhan çaj jeshil me të njëjtën madhësi përmban vetëm 28 miligramë kafeinë.

Por çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sa kafeinë është e tepërt? A është çaji jeshil më i mirë se kafja vetëm pse përmban më pak kafeinë?

Çaji jeshil ka përfitime të shumta shëndetësore që e kanë bërë atë një pije të rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin gjatë shekujve.

Çaji jeshil përmban vetëm 2 deri në 4% kafeinë dhe është plot me antioksidantë. Çaji jeshil gjithashtu përmban polifenole që ndihmojnë kundër ënjtjes, inflamacionit dhe në mirëmbajtjen e kërcit dhe parandalimin e degjenerimit të kyçeve. Kjo e bën atë një pije të shkëlqyeshme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të njerëzve të të gjitha moshave

Ndërsa çaji jeshil përmban lëndë ushqyese të mahnitshme dhe polifenole, ai gjithashtu përmban kafeinë. Kafeina klasifikohet si stimulues dhe përdoret më shpesh për të rritur vigjilencën dhe përqendrimin.

Kafeina, si çaji jeshil dhe kafja, ka përfitimet e saj shëndetësore, por si çdo gjë, ajo duhet të konsumohet në moderim. Ne nuk duhet të kalojmë pragun prej 400 miligramë kafeinë në ditë, shkruan The List.

Youtube

Arkiva

Kategoritë