Bëni lëng rrushi në shtëpi, kënaquni me shijen më të mirë dhe njëherësh përmirësoni pasqyrën tuaj të gjakut
Përbërësit:
– 5 kg. rrush (i ëmbël i zi);
– 100 gr. sheqer të zakonshëm ose 200 gr. fruktozë ose 10 lugë mjaltë;
– 600gr limon (bën limontoz 50:50);
– një litër ujë.
Përgatitja:
Këtë lëng mund ta bëni edhe me më shumë ujë, sheqer dhe thartirë limomi nëse dëshironi të bëni sasi më të madhe lëngu.
Lani rrushin dhe ndani kokrrat nga kërcelli. Shtypeni mirë me duart tuaja dhe lëreni të qëndrojë për rreth një orë që lëvoret të lëshojnë ngjyrë.
Kullojeni me napë, shtoni limon të shtrydhur dhe sheqer. (Mund të përdorni edhe fruktozë). Shtoni edhe ujë. Përziejini që të shkrihet sheqeri.
Mund ta pini menjëherë, të përgatitur në këtë mënyrë, nuk duhet të qëndrojë në frigorifer për më shumë se dy ditë.
Shijojeni.