Shoqata “Sytë kërkojnë dritë” i ka dhënë donacion 17 karroca, pesë rolatorë/shëtitorë dhe një lift për bartjen e pacientëve Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
Lajmin e bëri të ditur vetë stafi i këtij spitali, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Dhurohet donacion për Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë
Shoqata humanitare “ Sytë kërkojnë dritë” dhuron donacion për Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë 17 karroca për pacientë, 5 rolatorë/ shëtitorë dhe nje lift për bartjen e pacientëve”, shkruan ata në Facebook. /familjajone