Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë ndarë 50 mijë euro për ta mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka thënë se duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër koronavirusit, “të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces”.
“Si Ministri e Shëndetësisë, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që sektori bankar po jep për të luftuar pandeminë”, tha Drin Podrimqaku, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë”, ka theksuar zyrtari i MSH-së për komunikim me publikun theksoi Faik Hoti.