Fotoja: Ilustrim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 në Durrës rreth orës 09:50.
Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. D., ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese.
Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /TCH/