Përderisa bota e edhe Kosova është duke përballur me pandeminë globale, duke e luftuar virusin COVID- 19, ky i fundit tanimë nuk nuk po i kursen as fëmijët e as gratë shtatzëna. Në lidhje me këtë gjinekologu Memli Morina ju bënë thirrje grave shtatzëna atyre që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri dhe çifteve që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen.
“ Bazuar ne fakte shkencore, ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën COVID-19, juve shtatzënave, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri, dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatzëni”, tha ai.
E në kuadër të kësaj Morina thotë që duhet të mposhten teoritë se vaksina shkakton infertilitet dhe rrezik, përkundrazi rreziku shfaqet nëse nuk pranohet vaksinimi.
“Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon fëmijën tuaj që jeni duke e ushqyer me qumësht gjiri, për më tepër, variant Delta i virusit është shumë i përhapshëm dhe rreziku që paraqet tek shtatzënat, për komplikime shumë serioze është shumë më i madh”, shtoi Morina.