Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Protesta kundër vaksinimit të detyruar në Tiranë, procedohen penalisht 10 protestues

Dhjetë persona janë proceduar në gjendje të lirë për manifestime të paligjshme nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për protestën kundër vaksinimit të detyruar për COVID-19 që organizohet çdo të shtunë te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit: A. G., 51-vjeç, A. B., 21-vjeç, K. O., 43-vjeç, A. Dh., 34-vjeç, K. G., 26-vjeç, E. D., 27-vjeç, A. P., 42-vjeç, I. K., 42-vjeç, B. B., 37-vjeç dhe K. K., 42-vjeç” njoftoi policia.

Policia thotë se shtetasit e sipërpërmendur në një protestë të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. /Ora News/

Youtube

Arkiva

Kategoritë