84 persona kanë rezultuar pozitivë dhe katër të tjerë kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 3 mijë e 823 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh të lëshuar nga MSh gjithashtu theksohet se brenda një dite janë shëruar 786 persona dhe 15 mijë e 880 të tjerë janë vaksinuar. /familjajone