Nga 25 shtatori, pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID – 19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ambulancat e triazhimit COVID-19, nga e shtuna (25 shtator) transferohen në Klinikën Infektive.
“Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimi për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator, e shtunë, do të transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.
Përderisa për pacientët post – COVID, ShSKUK tha se ata duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste pozitive me COVID-19 dhe dy raste të vdekjes.
Aktualisht janë 6,077 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.