Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Afro 16 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës, ndërkaq deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në 24 orët e fundit MSH njofton se nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse janë shënuar 2 raste të vdekjes.

“Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në total numri i rasteve aktive është 6.077.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova.

Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë