Dy persona kanë vdekur dhe 133 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Këto rezultate dolën pas testimit të 4 mijë e 139 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh të MSh gjithashtu theksohet se brenda një dite janë shëruar 805 persona dhe janë vaksinuar 15 mijë e 925 të tjerë. /familjajone