820 raste të reja dhe 7 humbje jete nga Covid-19. Ky është bilanci i të dhënave për situatën pandemike për 24 orët e fundit në Shqipëri. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar
Njoftimi i plotë i MSH
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vaun e Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qytetar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62 vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.