Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
India konfiskon gati tre tonë të heroinës afgane

Zyrtarë indianë kundër kontrabandës, kanë konfiskuar gati tre tonë të heroinës – që është raportuar të jetë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve – në portin e shtetit Gujarat.

Testimet forenzike janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, kanë thënë zyrtarët për transmetuesin britanik, BBC.

Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë.

Dërgesa është nisur nga Afganistani, ku është deklaruar me përmbajtje të gurëve mineralë.

Ajo ka arritur në postin në Gujarat përmes Iranit.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë treguar për përfshirje të zyrtarëve afganë, të cilët janë nën hetime”, ka thënë Drejtoria për Inteligjencë të të Ardhurave.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim.

Korrja e tij e opiumit përbën më shumë se 80 për qind të furnizimit botëror.

Bimët e opiumit rafinohen për të formuar bazën për disa droga që shkaktojnë shumë varësi, përfshirë heroinën. /REL/

Youtube

Arkiva

Kategoritë