Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve janë shënuar 6 të vdekur.
Sipas njoftimit, nga 2,319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9,146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,176,154 doza të vaksinës.
Deri më sot 441,622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347.
Në total numri i rasteve aktive është 8,903.