Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Lulaj Salihu: “Ka rënë numri i grave shtatzëna, të infektuara me COVID-19”

Në shumicën prej Klinikave në QKUK tash e sa muaj të pandemisë janë anuluar shërbimet jo urgjente.

Por kjo nuk ka ndodhur edhe me klinikën Gjinekologjike, e cila përveç që ka ndarë një pjesë të reparteve për pacient pozitiv me COVID-19, njëkohësisht ka vazhduar punën duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të të gjitha grave.

Krahas shumë problemeve gjinekologjike, janë lindjet ato të cilat zënë çdo herë vendin e parë në këtë klinikë.

Dr. Aulona Lulaj SalIhu, e cila momentalisht është kujdestare në këtë klinikë, për portalin “Familja Jonë” ka thënë :
“Po është e vërtetë, ne ende e kemi repartin të ndarë për pacientet e rezultuara pozitiv me COVID-19,  megjithëse tani është duke u shkarkuar pothuajse tërësisht sepse kanë rënë rastet e infektimeve. Por kjo asnjëherë nuk na ka penguar të bëjmë punën tonë siç është më së miri”

Dr. Lulaj Salihu gjithashtu ka shtuar  se “gjinekologët janë të mësuar më këtë ritëm të punës, sepse ne në secilën rrethanë kemi punë pa ndërprerë, sidomos nëna që lindin”

E pyetur nëse ka ndikuar COVID-19 që gratë të vijnë më të stresuara në klinikë, doktoresha ka thënë:

“ Pak si informacion e kanë në kokë, por nuk mundem me thënë që në  momentet e lindjes e mendojnë edhe virusin, sepse janë duke u marr me dhimbjet e lindjes, dhe duke u përgatitë për pritjen e foshnjave të tyre”

Theksojmë që javët që lamë pas kanë qenë një ndër periudhat më shqetësuese për të gjitha shtatzënat si rezultat i lajmeve të shumta rreth infektimit dhe vdekjeve të disa grave të cilat ishin në pritjen e fëmijëve të tyre.

Për portalin “Familja Jonë” Dr. Aulona Lulaj Salihu ka thënë që në ato ditë është vërejtur një shqetësim më i madh edhe i nënave por edhe familjarëve, por me këshilla nga kolegët gjinekolog u qetësua kjo situatë.

Vetëm sot, në të dielën e 19 shatorit, qe nga orët e mëngjesit e deri më tani kanë lindur 8 gra me lindje normale dhe 3 të tjera me prerje cezariane.

Të gjitha nënat dhe bebet janë mirë, dhe po mbikëqyren nga stafi kujdestar në këtë klinik. / Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë