Gurët e çmuar si zbukurim i dashurisë tuaj: Ne të gjithë duam atë dashuri të vërtetë që do të zgjasë gjithë jetën
Gurët e çmuar nuk janë vetëm një zbukurim dhe një simbol statusi, por ata gjithashtu kanë dridhje të forta energjetike.
Popujt e lashtë përdornin gurë të çmuar si talismanë, hajmali, por edhe për qëllime terapeutike dhe kozmetike.
Duke zgjedhur gurin e duhur të çmuar ose gjysmë të çmuar, ne mund ta kapërcejmë me sukses stresin, ta përmirësojmë gjendjen tonë shpirtërore, por gjithashtu ta thërrasim lumturinë dashurore.
Një person me të cilin qeshim me zë të lartë dhe shijojmë momente të vogla të jetës. Kur e gjejmë atë – nuk ka lumturi më të madhe.
Njihuni me simbolikën e tyre dhe gjeni pjesën që përputhet më së miri me melodinë tuaj të dashurisë.
1. Guri Rozë për dashurinë pa kushte!
Konsiderojeni si gurin e fillimit të dashurisë. Ky kristal mban gjithë energjinë femërore të paqes dhe dhembshurisë. Është shumë i famshëm dhe mund ta përdorni si varëse duke e vendosur pranë zemrës.
Është perfekt për fillimin e romancave dhe energjia e tij shpërndahet në llojet e dashurisë të cilat ju keni nevojë.
2. Guri jeshil “Aventurine” për të ndezur më shumë romancën
Nëse doni të ndryshoni fatin tuaj dhe jeni gati t’ju ndodhin gjëra të lezetshme dashurore, merrni një gurë të tillë. Emri i këtij kristale vjen nga italishtja “a ventura” që do të thotë “nga shansi/fati”. Ndonëse shumë lidhin ngjyrën rozë me dashurinë, është jeshilja në fakt ajo që e përfaqëson.
Ky konsiderohet gjithashtu si gur suksesi dhe pasurie, pasi energjia e tij shpërndahet në disa aspekte të jetës suaj, përfshi këtu edhe pasionin në shtrat.
3. Guri Topaz rozë për të gjetur shpirtin binjak
Nëse po kërkoni dikë që ta keni përjetësisht a.k.a shpirtin binjak, investoni në një topaz rozë. Konsiderohet si gur luksoz dhe s’është dhe aq i zakonshëm sa gurët e tjerë rozë. Njësoj si ciklet e Hënës, edhe ngjyrat e këtij guri manifestojnë qëllime dhe energji për gjëra të ndryshme.
Nëse ju duhet një lidhje serioze mbani një gur Topaz me vete.
4. Rubin për zjarr dhe dashuri pasionante
Ky gur i jep fuqi dhe vetëbesim atyre që e vendosin atë, prandaj jo më kot mund të keni parë që mbretëresha Elizabeth e ka me vete në mjaft raste. Le të themi se ndiheni në versionin më të mirë të vetes kur keni një gurë të tillë.
Është gjithashtu guri më i mirë për të manifestuar net pasionante të shkurtra që kthehen në lidhje jetëgjata.
5. Guri Ametist, për dashurinë ndaj vetes
Nëse ju duhet pak dashuri për veten, mbani këtë kristal.
Sa herë që vetëbesimi të tronditet, shihni këtë gur dhe kujtojini vetes që nuk mund të prisni t’ju duan të tjerët nëse nuk doni ju veten.