Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi kundër COVID-19 sipas profesioneve, prinë amvisëria të fundit renditen mësimdhënësit

Ditëve të fundit në Kosovë ka filluar të ketë rënie të numri të të infektuarve me coronavirus e gjithashtu edhe numri të rasteve të vdekjes.

Krahas kësaj po vazhdojnë të rritet numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen kundër coronavirusit

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 147 mijë e 803 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave nga MSh, deri më sot me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 722 mijë e 252 qytetarë, kurse me dozën e dytë janë 425 mijë e 551 qytetarë, shkruan Telegrafi.

Sipas ministrisë 51% e qytetarëve që kanë marrë vaksinën janë të gjinisë femërore kurse 49% janë të gjinisë mashkullore.

Ministria gjithashtu bënë të ditur se sipas profesioneve personat që janë vaksinuar i takojnë amvisërisë, pastaj është kategoria e të pensionuarve, e në vend të tretë renditen studentët.

Në vendin e fundit sa i përket imunizimit sipas profesioneve janë mësimdhënësit, të cilët tash e disa kohë janë duke hezituar që të vaksinohen pavarësisht thirrjeve të shumta nga akterët shëndetësorë.

Sipas moshës imunizimin më të lartë e kanë grup moshat nga 21-40 dhe 41-60 vjeç.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuan 259 raste të reja me COVID-19 dhe u shënuan vetëm 11 raste të vdekjes. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë