Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet ta marrim vaksinën kundër COVID-19?

Njëra ndër çështjet, çuditërisht, më të diskutuara gjatë këtyre kohëve po del të jetë ajo e (mos) marrjes së vaksinës. Përkundër që argumentet logjike e shkencore i japin avantazh marrjes së vaksinës, ka jo pak njerëz që renditen në anën e kundërt, duke e refuzuar kategorikisht vaksinimin.

Konspiracionet se vaksina ka efekt vdekjeprurës pas pesë vitesh, ose se vaksina ndikon në infertilitet nuk kanë baza shkencore. Ajo që është e sigurt, është se vaksinimi është mënyra  më efekase për tejkalimin e pandemisë. Efektshmëria e vaksinave që aktualisht janë në treg është relativisht e madhe ndaj koronavirusit, për rrjedhojë marrja e vaksinës do të krijonte një stabilitet trupor më të madh në përballje me të.

A të mbron vaksinimi tërësisht nga infektimi?

Megjithëse krijon një mbrojtje solide kundër koronavirusit, vaksinimi nuk të mbron tërësisht nga infektimi. Sipas informatave që vijnë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, qëllimi i vaksinave është që t’i ulin sa më shumë gjasat që individi i vaksinuar të manifestojë forma të rënda të sëmundjes, prandaj rastet e infektimit pas vaksinimit, edhe pse jo shumë të shpeshta, nuk janë të përjashtueshme.

A sjell vaksina efekte anësore afatgjata?

JO.

Mundet që, pas vaksinimit, personi të ketë temperaturë të lehtë ose dhimbje krahu, që janë krejtësisht normale pas marrjes së një vaksine. Por, ajo çka duhet të theksohet është se efektet afatgjata të dëmshme të vaksinës janë absolutisht të pavërteta.

Pra, krijimi i antitrupave të mjaftueshëm për ta kaluar sa më lehtë infektimin eventual nga koronavirusi përbëjnë arsyen themelore se pse duhet të vaksinohemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Përmes vaksinimit arrihet shumë më lehtë imunizimi i shoqërisë dhe, rrjedhimisht, situata pandemike kalon më shpejt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë