Në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë konfirmuar 259 raste të reja.
Nga rastet e reja 6 janë meshkuj dhe 5 femra.
Pesë viktima i përkasin grupmoshës 80 plus, 1 viktimë grupmoshës 70-79, një viktimë grupmoshës 60-69, tre viktima grupmoshës 50-59 dhe një viktimë i grupmoshës 40-49.
Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 259 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
Në total numri i rasteve aktive është 11.862.