Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Situatë më e lehtë sa i përket COVID-19 në Klinikën e Pulmologjisë, bie numri i rasteve të rënda

Numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën e Pulmologjisë ka filluar që të bie. Për dallim nga fillimi i shfaqjes së variantit delta, ku kjo klinikë kishte numër shumë më të madh të pacientëve, gjendja tanimë është duke shkuar drejt stabilizimit.

Aktualisht në Pulmologji janë të hospitalizuar 57 pacientë, përderisa janë edhe 35 shtretër të lirë. Ulja e numrit të rasteve të lajmëruara ka bërë që të lirohen vende për pranimin e pacientëve që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

I kontaktuar nga Familja Jonë, pulmologu Shpëtim Thaçi gjithashtu theksoi se situata në raport me COVID-19 në Pulmologji është më e lehtë.

“Gjendja e pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë është stabile dhe ka rënie të dukshme të vizitave ambulantore, si dhe rasteve të rënda të cilat lajmerohen për pranim”, theksoi ai.

Thaçi gjithashtu bëri të ditur se, nga 57 pacientë, 54 janë me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Sikurse në Pulmologji, rënie e numrit të pacientëve të pranuar ka edhe në klinikat tjera në QKUK. Sipas raportit 24-orësh të ShSKUK-së, numri aktual i të shtruarve në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme është shumë herë më i ulët krahasuar me gjendjen e mëhershme.

Numri total i personave me oksigjeno-terapi nga të gjitha klinikat është 479, ndërsa në kujdes intenziv janë 47 pacientë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë