Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
675 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitale, 44 prej tyre janë në kujdes intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitale janë duke u trajtuar 675 pacientë nga COVID-19.

Në njoftim thuhet se,  675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

“Prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë
Spitali i Prizrenit, 78 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 122 pacientë
Spitali i Gjilanit, 55 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 49 pacientë

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 368 raste të reja pozitive me koronavirus.

Youtube

Arkiva

Kategoritë