Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë sot një konferencë për media.
Sipas asaj që raporton Telegrafi, në këtë konferencë, Kurti dhe Nagavci do njoftojnë për vendimin e ri, ku të gjithë studentët do të lirohen nga pagesa për semestër.
Pra, me vendimin që pritet të bëhet publik gjatë konferencës, arsimi publik universitar do të bëhet pa pagesë.
Ndryshe, studentët në vazhdimësi kanë kërkuar të lirohen nga pagesa e semestrit në nivelin Bachelor dhe atë të nivelit Master.