Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia: Personeli shëndetësor do t’i marrë shtesat prej 60 eurove derisa të ekzistojë qoftë edhe një rast pozitiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se shtesat prej 60 eurove për personelin shëndetësor do të vazhdojnë të jepen deri sa të ketë raste pozitive me COVID-19 në vend.

Ai ka arsyetuar shumën prej 60 eurove, duke thënë se nuk është e mjaftueshme. Por, ai ka premtuar se pagat për personelin shëndetësor do të zgjidhen me Ligjin për pagat. Arsyetim ka dhënë edhe për shtesat që ishin dhënë për punonjësit shëndetësorë gjatë Qeverisë Kurti 1 duke thënë se në atë kohë shtesat ishin më të larta pasi rreziku ishte më i madh.

“Në Qeverinë Kurti I ka qenë një problem, atëherë nuk kemi pasur vaksina dhe këto shtesa nuk kanë qenë vetëm për punën e tyre por edhe për rrezikshmërinë e tyre. Personeli shëndetësor si fronti i parë i linjës, i cili është ekspozu vazhdimisht mundësisë së infeksionit, natyrisht që ka qenë personeli më i rrezikuar bashkë me policët dhe inspektorët. Kjo ka qenë një shtesë e rrezikshmërisë”, deklaroi ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Ne jemi plotësisht koshientë që rrogat të cilat i kanë mjekët dhe infermierët tanë, nuk janë aspak në nivelin e merituar që ata i meritojnë. Kjo do të zgjidhet njëherë e mirë, pa arnime të tilla, me Ligjin e pagave. Prandaj ne jemi të fokusuar që deri në Ligjin e pagave, me këtë shtesën 10 për qind, për personelin shëndetësor, në minimum prej 60 eurove, ku ne nuk kemi dashur ta ndajmë stafin infermerior nga mjekët, kjo të vazhdojë deri në momentin kur ka vetëm edhe një rast me të infektuar me pandeminë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në fund, Vitia tha se po punohet që sa më parë Ligji për pagat të aprovohet.

“Ligji i pagave nuk varet vetëm nga unë, kjo varet edhe nga Qeveria, e di që i gjithë potenciali i Qeverisë është duke u shtyrë që sa më shpejt të aprovohet Ligji i pagave që më në fund punëtorët tanë shëndetësorë të kenë rrogë dinjitoze”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë