Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermieri Sahit Agaj: “Kemi shumë përgjegjësi në 12 orëshin tonë, pacientët i kemi në gjendje të rëndë”

Klinika të mbushura, korridore të heshtura, ku qetësinë  e tyre e prishin tingujt e aparaturave që mbajnë në jetë pacientët dhe hapat e shpejtë të stafit shëndetësorë që vrapojnë nga dhoma në dhomë për të qenë sa më afër secilit prej të hospitalizuarve.

Janë infermierët ata që konsiderohen krahu I djathtë I secilit prej mjekeve.

12 orëshi i tyre ka aq shumë angazhim dhe përgjegjësi sa që shpesh nuk arrijnë të pushojnë as për një gotë ujë.

Sahit Agaj, infermieri I cili sonte është kujdestar në Klinikën e Anestezioniit me mjekim intensiv (MIQ TRAUMA)  për portalin “Familja Jonë” ka treguar se puna me pacientët  në komë, tashmë është pjesë ë përditshmërisë të secilit infermier/infermiere në këtë klinikë.

I pyetur se cilat janë përgjegjësit e një infermieri gjatë kujdestarisë, Zotëri Agaj ka thënë se janë shumë.

“Me të marr ndërrimin punës, ne kemi për obligim monitorimin e shenjave vitale, aplikimin e terapisë, monitorimin e analizave gazore dhe analizave tjera, përcilljen e  ventilimit të pacientit në gjendje koma traumatike, pastrimin e plagëve, mbikëqyrjen e lëngjeve trupore sa merr  pacienti dhe sa zbrazet,  e shumë obligime tjera”, ka thënë infermieri Sahit Agaj për portalin “Familja Jonë

Ai po ashtu ka shtuar se shumë e vështirë është pritja e familjarve për ndryshimin e gjendjes së pacientit, pritja e kumtimeve të lajmeve të mira, përderisa rikuperimi i tyre ecë shumë ngadale: “Punë e obligime kemi shumë, kemi bashkëpunim të ngushtë me mjekët edhe me pacientët, jemi një trekëndësh shumë i fortë, detyrat tona nuk kanë shpesh as pauzë sepse kemi numër të madh të pacientëve që kanë nevojë për neve, e pjesa më e vështirë është komunikimi më familjarët” ka shtuar infermieri Agaj.

“Kemi shumë përgjegjësi në 12 orëshin tonë, por ana emocionale është ajo më e vështira që përjetojmë me këta pacientë të cilët si pasojë e aksidenteve, operacioneve, frakturave, gajkderdhjeve apo sëmundjeve të ndryshme kalojnë në një gjendje të tillë.” ka thënë Agaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë