Në Angli, në gjashtë muajt e fundit kanë vdekur më pak se 700 persona të prekur nga COVID-19, të cilët ishin të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, nga 51,281 njerëzit që vdiqën me virusin midis 2 janarit dhe 2 korrikut, rreth 38,964 ishin të pavaksinuar, ndërsa një pjesë e vogël kishin marrë dy doza të vaksinës.
Gjatë periudhës, e cila përfshin fazat e hershme të përhapjes së vaksinës, vetëm 640 persona me dozë të dyfishtë vdiqën nga Covid-19, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) të hënën në mëngjes.
Kjo përfaqëson 1.25% të vdekjeve nga Covid-19 në gjashtë muajt e parë të 2021.
Dhe vetëm 256 prej tyre ishin në mesin e njerëzve të infektuar më shumë se dy javë pas dozës së dytë.null
Siç është thënë deri më tani, duhen dy javë që mbrojtja e plotë të fillojë pas dozës së dytë të vaksinës.
Kështu, shifrat shtojnë dëshmi se vaksinat ulin në mënyrë dramatike rrezikun e vdekjes me këtë sëmundje.