Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetulla më të plota me sapun: Një truk i shpejtë për një rezultat perfekt

Edhe nëse e keni tepruar me ndukje ose thjesht keni vetulla më të holla, ky truk mund t’ju ndihmojë

Zgjidhni lapsin ose hijen tuaj të preferuar të vetullave dhe formoni vetullat tuaja në mënyrën standarde që bëni zakonisht.

Pastaj, krihni me ndihmën e një furçe të lakuar. Ndiqni harkun natyror të vetullave për t’u dukur sa më natyrale, transmeton Telegrafi.

Këshillë plus: Filloni të aplikoni produktin nga mesi në mënyrë që fillimi i vetullës të mos jetë shumë i trashë dhe shumë i errët.

Tani vjen pjesa argëtuese. Zgjidhni sapun për lëkurë të ndjeshme për të shmangur acarimin e mundshëm.

Lageni sapunin dhe lyeni në sapun furçën vetullave. Shtresa duhet të jetë e hollë. Krihni vetullat lart dhe më pas në drejtimin në të cilin rriten qimet.

Mos harroni të krihni edhe majën e vetullave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë