Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pasi ishte lënduar duke prerë dru në pyll.
Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Gjyryshevc, Kamenicë rreth orës 13:50.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur”, thuhet në raport.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.