Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
S’keni pse ta vrisni më mendjen, me këto dy maska kaçurrelat tuaja do të duhen thjesht perfekte

Hidratimi i flokëve duhet të jetë një hap i përditshëm i rutinës së kujdesit që asnjë vajzë nuk duhet ta anashkalojë. Nëse mbeteni tek përdorimi i shampos dhe i balsamit mos prisni që flokët tuaj të shkëlqejnë e të kenë një pamje të shëndetshme, sepse veç larjes, kanë nevojë edhe për lëndë ushqyese, maska hidratruese etj. Më poshtë gjeni dy maska për flokët kaçurrela.

Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë
Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.
Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.


Maskë me birrë dhe limon
Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanaçe birrë 250 ml
Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë