Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një person në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, një person ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Sipas policisë, viktima ishte me sëmundje kronike dhe turpi i tij është dërguar për obduksion.

“Nga QKMF është raportuar se një person mashkull kosovar ka ndërruar jetë, i njëjti ishte me sëmundje kronike. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë