Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rëndësia dhe funksionet e seancave fizioterapeutike

Kur bëhet fjalë për të jetuarit shëndetshëm në tërësi, absolutisht se aty nuk duhet të mungojë kujdesi i shtuar për aktivitetin fizik. Problemet që mund të lindin nga kjo “inertësi” e individit mund të jenë të llojllojshme dhe jo lehtë të riparueshme. Për ta mbajtur trupin të shëndetshëm, pa dyshim se seancat fizioterapeutike janë një ide e mirë, veçmas kur ndiejmë se diçka nuk shkon me të lëvizurit normalisht.

Meqenëse sot u shënua Dita Botërore e Fizioterapisë, Familja Jonë kontaktoi me dr. Burim Gjinovcin – fizioterapeut, i cili na tregoi më shumë në lidhje me fizioterapinë dhe rëndësinë e saj për një shëndet të plotë.

“Përfitimet kryesore nga fizioterapia, para se gjithash, janë parandalimi i mundshëm i sëmundjeve përmes aplikimit sistematik të lëvizjeve trupore, të cilat mund të arrihen përmes sporteve dhe aktiviteteve fizike të ndryshme. Ndërsa te pacientet me probleme të aparatit të lëvizjes, efektet jane te shumta, duke filluar nga luftimi i dhimbjeve, përmirësimi i lëvizjeve të humbura, rikthimi i forcës muskulare, koordinimit dhe qëndrueshmerise muskulare, deri në rritjen maksimale të performancës së punës së aparatit të lëvizjes”, theksoi ai për “Familja Jonë”.

Tutje, Gjinovci gjithashtu u shpreh se, në varësi nga problemet trupore të individit, terapitë fizikale ndikojnë në përmirësimin e lëvizjeve të pacientit, ndërsa në pyetjen se kur është e domosdoshme që të vizitohet fizioterapeuti, ai u përgjigj:

“Vizitat fizioterapeutike mund të bëhen varësisht nga problematika, qoftë në moshën e hershme të të posalindurit në rast të ndonjë problemi me aparat të lëvizjes, e te personat me dhimbje muskulo-skeletore, lëndimet sportive, problemet neurologjike dhe në shumë sfera të tjera të mjekësise klinike”

Gjinovci po ashtu foli edhe për procedurat e aplikuara në fizioterapi dhe për patologjitë që kanë nevojë të menjëherëshme për trajtim fizioterapeutik.

“Fizioterapia aplikon një gamë të gjerë procedurash, duke filluar nga termoenergjia, ultrazëri terapeutik, procedurat e ftohta, mekanoterapia përmes terapise manuale dhe ushtrimeve terapeutike. Të gjitha këto procedura aplikohen varësisht nga gjendja klinjke, stadi i problemit patologjik dhe vendimi i fizioterapeutit duke u bazuar në arsyetimin klinik!

Te të gjitha patologjitë ku cenohet funksioni i aparatit të lëvizjës, është i domosdoshëm aplikimi i fizioterapisë me qëllim të parandalimit të pasojave të renda dhe humbjes së funksionit”, përfundoi Gjinovci.

Youtube

Arkiva

Kategoritë