Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Dr. Jakup Ismajli: Të gjitha shtatzënat e infektuara me COVID-19 në Gjinekologji janë të pavaksinuara

Gjatë ditës së djeshme u raportua për 11 shtatzëna të infektuara me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, me c’rast u theksua nga drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, se gjendja e shumicës prej tyre është stabile, në përjashtim të njërës që është në gjendje më të rëndë.

I kontaktuar nga Familja Jonë, Ismajli ritheksoi se gjendja e të infektuarave të tjera është përgjithësisht stabile dhe janë nën përkujdesje të stafit shëndetësor.

“Gjendja e pacienteve shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë është stabile. Nga 10 paciente sa janë të prekura me COVID-19, 6 kanë lindur normalisht dhe katër të tjera janë shtatzëna. Terapia që ato po e ndjekin është multidisiplinare, ku janë të përfshirë gjinekologët, anesteziologët, pulmologët dhe infektologët”, theksoi ai.

Tutje, Ismajli theksoi se pacientja që ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore u dërgua në Mjekim Intenziv, veprim ky që bëhet gjithmonë me rastet më të rënda.

Ismajli gjithashtu nënvizoi se të gjitha shtatzënat me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë janë të pavaksinuara. Ai shtoi se vaksinimi duhet të kryhet nga të gjitha shtatzënat, pasi, sic shprehet vetë ai, është mënyra e vetme për parandalimin e virusit.

Përkundër zërave që shtatzënat duhet të hezitojnë në marrjen e vaksinës, Ismajli rekomandon të kundërtën. Ai thekson se vaksinimi nuk ka asnjë efekt negativ, posacërisht te shtatzënat, dhe nuk duhet hezituar në këtë aspekt.

“Vaksina nuk ka asnjë efekt anësor. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për ta parandaluar infeksionin nga COVID-19”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë