Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
11 shtatzëna me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, njëra në gjendje më të rëndë

11 shtatzëna janë aktualisht në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

 Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli, theksoi se gjendja e të infektuarve me COVID-19 është stabile, në përjashtim të një pacienteje e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Për momentin i kemi 11 paciente me COVID-19 të shtrirë në klinikën tonë. Gjendja është stabile me përjashtim të një pacienteje e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, theksoi për Telegrafin, drejtori i Klinikës Gjinekologjike.

Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë përmes një video sensibilizuese u ka bërë thirrje thirrjeve shtatzënave, nënave gjidhënëse dhe grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen.

“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gji dhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19!

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në mesazh.

Ndryshe, të enjten në vend u raportua për 32 viktima nga COVID19 dhe 1,612 raste të reja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë