Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa janë të rrezikuar personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar nga varianti Delta i koronavirusit?

Varianti Delta, përveç shpërndarjes shumë të shpejtë se format e tjera të koronavirusit, të paraqitura më parë, ka rritur edhe numrin e të shtruarve nëpër spitale.

Shumica e personave të hospitalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet të jenë të pavaksinuar kundër COVID-19.

Pandemia mbetet një garë midis një virusi gjithnjë e më infektiv dhe në ndryshim si dhe në administrimin e vaksinave, të cilat ofrojnë nivele të larta mbrojtjeje.

Në këtë pikë, 70 përqind e amerikanëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, ndërsa shumë vende të tjera përpiqen të marrin furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të ardhur diku afër vendeve në zhvillim.

Mirëpo me shfaqjen e variantit Delta, situata del të jetë më e rënduar në shumë vende në të cilat ka filluar vaksinimi.

“Ajo që e bën variantin shqetësues është fakti se është një version më ngjitës i COVID-19 dhe do të gjejë individë të pavaksinuar dhe do t’i infektojë me një shkallë të lartë,” tha Dr. Amesh A. Adalja, studiues i lartë në Johns Hopkins Center pëtr uebsajtin Health, shkruan Gazeta Shneta

Ndërsa ekspertët kanë frikë se çfarë mund të sjellë Delta dhe variantet e tjera, ata thonë se ka shpresë sepse vaksinat të zhvilluara nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca- i mbajnë njerëzit nga zhvillimi i rasteve të rënda COVID që mund të çojnë në shtrimet në spital ose vdekje.

Në një studim të botuar në korrik në ‘The New England Journal of Medicine’, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar gjetën “vetëm ndryshime modeste në efektivitetin e vaksinave” midis Pfizer dhe AstraZeneca kundër variantit Delta.

Gjithashtu, një studim i ri nga ‘Imperial College London’ sugjeron që njerëzit e pavaksinuar kanë tre herë më shumë gjasa të rezultojnë pozitiv ndaj COVID-19 sesa personat e vaksinuar.

Studiuesit gjithashtu thanë se njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë më pak gjasa të transmetojnë virusin tek të tjerët.

Ndërsa varianti Delta vazhdon të përhapet, një frikë e madhe është që sistemet spitalore mund të mbingarkohen përsëri dhe të mos jenë në gjendje të trajtojnë plotësisht të gjithë pacientët.

“Qëllimi është të kufizohet dëmi që shkaktojnë këto variante duke mbrojtur individët me rrezik të lartë përmes vaksinimit,” tha Dr. Adalja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë