Nëse ju janë mërzitur syzet që keni dhe në sezonin e ri po kërkoni dhe forma të reja për t’i shtuar freski dukjes suaj, më poshtë do të gjeni disa prej tendencave që që prezantohen nga markat e preferuara të syzeve
Oliver Peoples, Poppy Lissiman, Linda Farrow, Le Specs dhe Quay Australia kanë prezantuar disa modele që këtë vjeshtë do të jenë tendencë.
Në sezonin e ri bie në sy një rikthim i formave gjeometrike, por me modele futuriste – disa skelete shfaqen me prerje më klasike, por me ‘ngacmime’ të vogla në detaje.
Metali është një trend dhe i verdhi në veçanti, kështu që tani duhet të keni një aksesor tjetër që të kombinohet me të gjitha bizhuteritë që keni përdorur gjatë kësaj kohe.
Besoji së artës
Këtë vit, brendet më të njohura të syzeve po i kushtojnë rëndësi metalit. Edhe kur skeleti i syzeve është i hollë, bie në sy ngjyra e verdhë e arit, veçanërisht kur i kombinoni syzet me aksesorët apo me varëset ari.
Forma të drejta
Syzet e diellit me skelet transparent i japin veshjes një nuancë të re. Zgjidhni një nga modelet ombre ose stilet pa ngjyrë, shkruan Class.
Cat-Eye, por të mëdha
Forma e njohur cat-eye është retro si kurrë më parë, me një ngjashmëri të viteve ’70. Por në sezonin vjeshtë – dimër, në modë do të jenë përmasat më të mëdha të këtij modeli.
Format futuriste
Dizajnerët po krijojnë forma nga më të ndryshmet kur është fjala për kornizat. Syzet e diellit me modele më të guximshme janë edhe tërheqëse për sytë. Forma futuriste me struktura më të forta do të dominojë në stinën e vjeshtës, madje deri edhe pranverë – verë 2022.