Kombinimi i mirë i ngjyrave secilën dukje e dërgon në një nivel më të lartë
Është pothuajse e pashmangshme të mos vësh re një kombinim të këndshëm ngjyrash, sidomos nëse bëhet fjalë për bashkime ngjyrash të pazakonta.
Vjollcë + e verdhë, rozë + jeshile, rozë + blu etj., nuk janë ngjyrat e para që na vinë ndërmend kur përmenden kombinime të tilla.
Trendet e momentit na mësojnë se po, ndonëse mund të mos e besoni, disa nuanca shkojnë kaq shumë me njëra-tjetrën sa shumë njerëz do të kthejnë kokat.
Këtë sezon në fokusin e modës janë ngjyrat që do t’ju mundësojnë dukje luksoze në secilin rast.
E kemi fjalën për:
E verdhë dhe vjollcë
Blu dhe e kuqe
Rozë dhe jeshile
Rozë dhe blu
E verdhë dhe jeshile