Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A bën të fle në bark gjatë shtatzënisë: Mësoni nëse ky pozicion është i sigurt për beben tuaj

Gjetja e pozicionit të duhur të gjumit gjatë shtatzënisë është shpesh shumë e vështirë

Ekspertët thonë se është krejtësisht mirë të flesh në bark, ndonëse është e sigurt që nuk do të ndiheshit rehat.

Në fillim të shtatzënisë, ju nuk do ta dëmtoni beben. Kur stomaku juaj rritet ndjeshëm, ne dyshojmë se ju fare do të mendoni për këtë pozicion, transmeton Telegrafi.

Ekspertët gjithmonë paralajmërojnë se gjumi në shpinë duhet të shmanget gjatë shtatzënisë, sepse atëherë ekziston rreziku i presionit në venën e madhe, e cila kthen gjakun në zemër.

Kjo vështirëson rrjedhjen e gjakut, duke çuar në probleme të tilla si marramendje, ose rrahje të shpejta të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje.

Zakonisht këshillohet të flini anash, sepse nuk ka rrezik të shtypni venën gjatë asaj periudhe. Kështu, furnizimi me gjak i foshnjës është më i miri, dhe ajo do të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenin.

Mos rrini pa gjumë duke u shqetësuar për rehatinë e bebit tuaj. Mund të rrotullohuni dhe të ndjeheni keq gjatë gjithë natës për të, por bebi juaj po noton në një mjedis pa peshë, duke mos ndjerë aspak parehati. Kështuqë pushoni qetë.

Këshilla për një gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë

▪ Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë.

▪ Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijët, legenin dhe shpinën.

▪ Nëse vuani nga urthi gjatë natës, vendosja e jastëkëve shtesë në kokën tuaj do t’ju ndihmojë shumë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë