Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, teksa si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore.
Policia e Kosovës po gjobit vazhdimisht qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD, ku në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.
Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.