Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 116 pacientë, prej të cilëve 995 janë të konfirmuar pozitiv me coronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara 37 nga pacientët janë në gjendje të rënduar shëndetësore, teksa 935 janë me oksigjeno-terapi.
Detaje nga raporti i SHSKUK-së:
1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
935 me oksigjeno-terapi
37 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë
Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 143 pacientë
Spitali i Gjakovës, 129 pacientë
Spitali i Pejës, 180 pacientë
Spitali i Gjilanit, 125 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë
Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.