Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo bimë djeg lythat më mirë se laserët dhe është e njohur mirë në mjekësinë popullore!

Nëse ju shqetësojnë lythat, provoni barin e latrapecit, i cili ka qenë i njohur me shekuj

Latrapeci është një bimë shëruese që është i pasur me lëng të verdhë që rrjedh kur e ndukni, transmeton Telegrafi.

Kjo bimë barishtore shumëvjeçare e gjatë 30-90 cm, me gjethe të blerta pendore të ndara, është përdorur në mjekësinë popullore për shekuj me radhë për të trajtuar kataraktet dhe konjunktivitin.

Latrapeci ose tamblagjaku (Chelidonium majus L), është e përhapur në vende gurishtore me hije dhe djerrina, përskaj vendbanimeve, në lëndina dhe kullosa.

Ndihmon në:

– stimulimin e mëlçisë
– lehtësimin e shqetësimeve të stomakut
– lehtësimin e dhimbjeve të fshikëzës së tëmthit
– heqjen e lythave
– lehtësimin e simptomave të alergjisë (në kombinim me hithrën dhe urthin e tokës)
– në trajtimin e sëmundjeve malinje.

Recetë për heqjen e lythave

Lëngu i bimës së latrapecit përdoret për të trajtuar lythat, i cili aplikohet direkt në lyth.

Tinktura:

Hidhni 250 gramë bimë latrapecit në një kavanoz të dezinfektuar dhe hidhni sipër uthullën e mollës.

Lëreni në një vend të errët për një muaj, me tundje të shpeshtë (të paktën 3 – 4 herë në javë).

Kur të keni mbaruar, kullojeni nëpër garzë dhe aplikojeni në lyth tri herë në ditë.

Ju mund të shtrëngoni garzën në vend me lythat dhe ta ndërroni atë dy herë në ditë.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

Youtube

Arkiva

Kategoritë