Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A bën të ekspozohemi në diell nëse i kemi venat të zgjeruara?

Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe intensifikojnë shqetësimin që kanë pacientët. Këto janë dhimbje, skuqje, djegie, kruajtje, ndjenje e rëndese…

Komplikohen sëmundjet venoze; inflamacionet, ekzema venoze ose njollat e kuqe në këmbë mund të shfaqen. Këto janë probleme që përkeqësohen ndjeshëm gjatë verës.

Kjo krijon probleme shtesë, ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell nuk rekomandohet, jo vetëm për shkak të venave, por edhe për shkak të sëmundjeve të tjera, transmeton Telegrafi.

Por, gjithsesi, aktivitetet në natyrë, në ujë, ndihmojnë ndjeshëm simptomatologjinë e sëmundjes venoze. Ecja, noti, janë aleatë të mirë të venave tona, por banja në diell që maskon vetëm pamjen, duke errësuar lëkurën, nuk rekomandohet aspak.

Si ndikojnë depilimi me dyllë, masazhi kundër celulitit?

Çdo nxehtësi është një problem, mund të përkeqësojë sëmundjet. Nëse po flasim për masazhe, nëse janë shumë të forta, presioni i ashpër dhe i fortë, mund të krijojnë një problem.

Nëse pacienti ka vena të zgjeruara dhe më pas na ndodh ndonjë dëmtim, një masazh të ashpër ose dylli shumë të nxehtë, mund të shkaktojë komplikime.

Thjesht, duhet të jesh pak më i butë, nuk ke nevojë të shkosh për ndonjë trajtim që lë mavijosje në lëkurë.

E vetmja zgjidhje e vërtetë për venat varikoze është operacioni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë