Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Venera Berisha Muharremi me mision të kompletuar në Klinikën Endokrinologjike, përfundonë mandantin

Pas tre vite, Drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike, Venera Berisha Muharremi, ka përfunduar misionin në këtë Klinikë. Ajo është shprehur se për periudhën tre vjeçare kjo klinikë ka qenë prioriteti i saj.

“Për këtë periudhë kjo Klinikë ishte prioritet i imi numër 1 në punët e mia profesionale dhe akademike! Gjatë këtyre viteve të menaxhimit të Klinikës Endokrinologjike arrita të bëj këtë klinikë model dhe një oazë brenda QKUK-së duke e shëndrruar në nje klinike me ambiente moderne dhe kushte ndoshta më të mirat në rajon!”, ka shkruar Berisha-Muharremi në Facebook.

Duke thënë se, “Një menaxhimi të tillë nuk i kanë munguar asnjë ditë urimet, falënderimet dhe përkrahja morale që marr prej te hyrja në QKUK nga rojet në hyrje të klinikave e deri te nivelet e larta menaxheriale dhe shëndetësore të QKUK-së dhe jo vetëm!”.

Ndërkaq, ka përmendur meritat për përkrahje ndaj saj:

-Drejtorisë së QKUK-së

-Donatorëve privat

-Eulex-it

-Personelit mjekësorë të kësaj klinike që ishin shembull gjatë këtyre viteve të pandemisë dhe vazhdojnë të jenë,

-Pacijentëve te dashur që janë motivimi kryesorë, të cilët kujdesin ndaj tyre e kanë shprehur edhe publikisht përmes letrave dhe rrjeteve sociale!

“Falenderoj Drejtorin e SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, i cili prej ditës së parë të menaxhinit të tij vlerësoi lartë punën time dhe tani më besoi edhe të vazhdoj tutje menaxhimin e kësaj klinike,  POR:

Misionin tim e kompletova!

Tani ka ardhë koha që prioriteteve të mia t’u ndrrohet rradhitja!”

Duke shtuar një falendërim të posaqëm edhe ndaj:

“Ish Drejtorit të SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe ekipës së tij menaxheriale për përkrahjen maksimale,

Drejtorëve të njësive administrative të QKUK-së,

Shefave të Reparteve të Klinikës Endokrinologjike:

-Dr. Bardhyl Gashi

-Dr. Arberesha Haxhibeqiri

-Dr. Adem Rama

Kryeinfermierës së mrekullueshme të Klinikës Endokrinologjike:

-Aferdita Kukaj

Administratorës së pazëvendësueshme të Klinikës Endokrinologjike:

-Hamide Islami

Kryeinfermierëve të dashur të Reparteve te klinikës:

-Sanije Krasniqi

-Naser Miftari”.

Ndërkaq shpreson për suksese edhe më të mëdhaja në Klinikën Endokrinologjike.

“Klinikës Endokrinologjike i dëshiroj që pas tre vitesh në krahasim me sot, të ketë përparuar dukshëm më shumë se që ka përparuar këto tre vite nën menaxhimin  tim, e mos të ketë ndalje këtu, sepse ,,nëse nuk ecë përpara, bjen prapa.

Ju dëshiroj gjithë personelit të Klinikës Endokrinologjike shëndet dhe suksese të mëtejme!

E juaja,

Prof.ass. Dr. Venera Berisha Muharremi”, është shprehur ajo. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë