Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë të vdekur nga coronavirusi dhe 2,236 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,373 testime, 2,236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë