Furçat e flokëve zakonisht nuk janë në krye të listave tona të pastrimit. Në fakt, ne nuk mendojmë shumë për to derisa të jetë koha për të krehur flokët.
Për fat të mirë, ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet për një pastrim të thjeshtë të furçës së flokëve që do ta bëjë atë të pastër në pak kohë.
Teknika vjen nga Brandon Pleshek, një njeri që e përshkruan veten si një “fanatik i pastër”. Ai ndan një sërë këshillash të mahnitshme në faqet e tij në Instagram dhe TikTok, por ne veçuam këshillën e tij për pastrimin e furçave të flokëve.
Pleshek rekomandon që furça të zhytet në ujë të ngrohtë dhe shampo për një orë, pastaj të merrni një kruese dhëmbësh (ose sende të ngjashme me të cilat mund të futeni nën flokë) për të kapur të gjitha grumbullimet. Pas kësaj, thjesht shpëlajeni nën ujë dhe lëreni të thahet.
Hidhini një sy videos për të parë se sa mirë funksionon truku i lehtë:
A super simple hack to remove hair build up from a brush. #howto #hairbrush #learnontiktok #cleaning #cleaninghack #satisfying #cleanthatup
https://www.tiktok.com/@cleanthatup/video/6848382956235525382?referer_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2F&referer_video_id=6848382956235525382&refer=embed